Njomza Salihi
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj i ka shpenzuar rreth 4 mijë euro nga buxheti i shtetit për akomodim, mëditje dhe biletë për gjashtë ditë sa ka qëndruar në SHBA.
Zv.kryeministri Driton Selmanaj ka qenë pjesë e delegacionit të Kosovës gjatë vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
I njëjti për gjashtë ditë, nga 31 gushti i 2020-ës deri më 5 shtator, nga buxheti i shtetit i ka harxhuar rreth 4 mijë euro.
Kështu tregojnë dokumentet e Zyrës së Kryeministrit të siguruara nga Gazeta Insajderi pas kërkesës për qasje në Dokumente Publike.
Ai i ka shpenzuar 2 mijë e 141 euro për biletën e aeroplanit, 1 mijë e 166 euro për akomodim, derisa mëditje i ka marrë 693 euro.
Selmanaj, sipas po këtyre dokumenteve, se ka deklaruar asnjë cent për dreka, darka dhe shpenzime të tjera.
Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.
Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump./GazetaInsajderi
Lexo edhe: