Vitin e kaluar organet e rendit parandaluan futjen e një sasie droge, kryesisht mariuhanë e pilula të dyshuar si ekstazi të cilat ishin duke hyrë në burgun e Dubravës.
Këto lëndë ishin futur në kamionin e “Hajdini Comerc”, kompani kjo e cila në vitin 2018 u angazhua nga Shërbimi Korrektues i Kosovës në tenderin “Furnizim me mallra ushqimore për te burgosur – kantinë”.
Kamionin prej mbi 200 pilulash të dyshuara si ekstazi, do ta voziste shoferi Haxhi Topalli i cili ishte arrestuar nga policia dhe po mbahej në burg.
Përmes videos së publikuar ekskluzivisht nga Insajderi, zbulohej se personi i cili futi piluat në kamion nuk ishte Topalli.
Më 17 mars të këtij viti, Insajderi kishte dërguar pyetje në Prokurorinë e Pejës nëse perosni në fjalë është identifikuar.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi dhe i njëjti ka konfirmuar se personi në video është identifikuar
“Po mund ta konfirmojmë se pas një pune intensive është arritur te identifikohet para disa ditësh i dyshuari nga Policia e Kosovës. I njëjti gjendet nen masën e paraburgimit për një vepër tjetër penale”, tha ai për Insajderin.
Insajderi ka mësuar nga burime të sigurta se personi i cili shihet në videon e publikuar nga vetë mediumi është Berat Salihu.