Drogë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Drogë të fshehur në rroba, parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

    Insajderi
    17 December 2024 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar kontrabandën me substanca të dyshuara narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

    Sipas njoftimit të SHKK’së gjatë një vizite familjare në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë zbuluar një qese me substanca të dyshuara narkotike të fshehura në rrobat e sjella nga familjarët për një të paraburgosur.

    “Menjëherë pas zbulimit, është njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për hetimin e rastit. Një bastisje është kryer në dhomën e të paraburgosurit, ndërsa procedurat e brendshme hetimore vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

    Më tutje në njoftim Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark