“Drogën e kisha për përdorim personal”- Zbardhet dëshmia e vajzës së këngëtares së njohur që u arrestua: Lëndën narkotike e kishte fshehur në… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Drogën e kisha për përdorim personal”- Zbardhet dëshmia e vajzës së këngëtares së njohur që u arrestua: Lëndën narkotike e kishte fshehur në…

    Insajderi
    22 August 2025 - 18:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara u kap me një sasi kokaine.

    39-vjeçarja, e cila në dokumente mban emrin Roxhensa Kapurani, u kap në Vorë me 4.4 gram kokainë, që e kishte fshehur në portofol.

    Para uniformave blu, ajo ka deklaruar se lëndën narkotike e kishte për përdorim personal.

    Kujtojmë që Marina Fara edhe më herët ka qene e përfshirë në skena të ngjashme.

    5 vite me pare Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona ne ate periudhe.

    Në atë kohë, dyshimet për Marina Farën ishin se kishte ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratiseshin.

    Ngjarja 5 vite me pare

    Sipas burimeve te Gazetes Shqiptare, ne ate kohe Policia ka qenë duke ndjekur dy persona duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda.

    Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që të shkojnë t’i marrin. Marina ose Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë.

    Operacioni “Mezhgorani”

    Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsifikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia në atë kohë vetëm ushtroi kontroll banese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark