Një dron që mbante një banderolë politike është parë në ndeshjen e Shqipërisë kundër Hungarisë në “Elbasan Arena”.
Dron mbante mbishkrimin “Taulant, Elbasani ty të do”. Taulant Balla është një politikan nga ky qytet dhe i takon Partisë Socialiste.
Mirëpo mbishkrimi nuk u prit aspak mirë nga tifozët të cilët filluan me thirrjet “Rama ik”.
Kujtojmë se grupimet e tifozëve të Shqipërisë nuk e kanë përkrahur Ramën në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe janë ankuar shpesh për trajtimin që u bëhet nga autoritetet
Po ashtu, shumë ish-lojtarë të kombëtares kuq e zi kanë përkrahur kandidatin e PD-së, Lulzim Basha në zgjedhjet e fundit.