Dubai në korrik të këtij viti planifikon të prezantojë taksitë dronë fluturues i cili do jetë i aftë të transportojë njerëz ka treguar Mattar Al Tayer, kryetar i autoritetit të transportit dhe rrugëve të qytetit, në Mbledhjen e Qeverisë Botërore, raporton Forbes.
Modeli kinez Ehang 184 është një dron në faza testuese, i cili mund të mbajë një person me peshë deri 100 kilogram, në një distancë prej 30 kilometrash dhe shpejtësi maksimale 160 km për orë.
Kjo është më se e mjaftueshme për udhëtime të shkurtëra në një qytet të ngarkuar urbanistik.
Zyrtarë të Dubait do kontrollojnë dronët nga largësia në një qendër komanduese, kështu që qytetarët nuk kanë nevojë të mësojnë si të kontrollojnë dronin, ata vetëm zgjedhin destinacionin.