
Banorët e Karlskronas kanë raportuar praninë e dronëve që fluturonin mbi arkipelagun e qytetit, shumë pranë bazës kryesore detare të Suedisë.
Pamjet dhe zhurmat e pajisjeve ajrore u vunë re nga disa banorë, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.
Forcat e sigurisë u mobilizuan me shpejtësi dhe tentuan t’i neutralizonin dronët, por përpjekjet për t’i rrëzuar nuk rezultuan të suksesshme. Dronët u larguan nga zona para se të identifikoheshin apo kapeshin, raportojnë mediat suedeze.
Karlskrona është zemra e Marinës Suedeze dhe një nga pikat më të rëndësishme ushtarake të vendit. Prej aty kontrollohet dhe monitorohet aktiviteti në Detin Baltik, një zonë me rëndësi të lartë strategjike, sidomos në kontekstin e tensioneve gjeopolitike të kohëve të fundit në rajon.
🚨Does This Drone Look Familiar? Aalborg Denkmark, Sep 25, 2025
— Skywatch Signal (@UAPWatchers) September 26, 2025
The video was recorded in Denmark, the still images are NJ Drones.
Do we all see whats going on here?#ufotwitter #uapX #denmarkdrones #njdrones
Video Source:https://t.co/bgSILGUcOS pic.twitter.com/KmSoa6xOjK