Më shumë se 50 situata të konsideruara si të rrezikshme janë shënuar në fillim të vitit 2016. Landells, ish-pilot i Raf: Një përplasje e mundshme do të shkaktonte pasoja shkatërruese.
Janë më shumë se 50 situatat e rrezikut ajror të klasifikuara si “thuajse-incidente”, të regjistruara në fillim të vitit 2016 në Britaninë e Madhe. Shkak janë bërë dronët, të cilët gjithnjë e më të shumtë në numër fluturojnë në qiejt e ishullit. Në vitin 2015, sinjalizimet ishin 29. Në 2014-ën, 10. Një problem që ka alarmuar autoritetet britanike. “Me këto numra, mundësia që një dron të godasë një avion është e lartë”.
Kështu paralajmëron edhe Landells, ish-pilot i Raf: “Nëse një dron godet një avion apo një helikopter, do të shkaktonte një tragjedi të sigurt”.
Shqetësimi në të vërtetë është i madh, duke parë se dronët në fluturim në Britaninë e Madhe janë rreth 100 mijë: një numër i destinuar të rritet, sipas ekspertëve të sektorit.
Kapiteni Pullen, pilot me përvojë në fluturim, i ka bërë thirrje Këshillit Konsultiv Parlamentar për sigurinë e transporteve: “Në vitin 2015, pranë aeroportit “Gatëick”, një dron për pak sa nuk u përplas me një avion pasagjerësh ‘Airbus A321’. Ishte e tmerrshme”.
Nga ana tjetër, liderët botërorë janë të shqetësuar se xhihadistët dëshirojnë të blejnë dronë të thjeshtë, të cilët janë shumë të arritshëm online, në një përpjekje për të bartur materiale radioaktive në zemër të qyteteve të mëdha dhe për të kryer sulme që do të vrisnin mijëra njerëz.
Sipas, kryeministri britanik, rreziku që Shteti Islamik i Irakut dhe ISIS të sigurojnë materiale nukleare është vërtetë shumë i madh.
Rreth një milion dronë janë shitur gjatë Krishtlindjeve të vitit 2015 vetëm në Shtetet e Bashkuara. Rritja e popullaritetit dhe ulja e çmimit të dronëve ka shkaktuar shqetësime lidhur me rreziqet e mundshme që ato mund të përbëjnë. Por analistët po theksojnë edhe përfitimet që kjo teknologji mund të sjellë.
Policia holandeze thotë se do të fillojë përdorimin e shqiponjave kundër dronëve që fluturojnë në hapësirat ajrore të ndaluara, ose mbi vendet ku ka aktivitete publike. Autoritetet janë të shqetësuara se teknologjia mund të shfrytëzohet nga kriminelët.
“Dronët e vegjël mund të përdoren për të krijuar frikë, pavarësisht nëse ata përdoren për të nxitur një sulm terrorist apo për aktivitete të tjera. Ata aksidentalisht mund të përplasen në një turmë njerëzish”, thotë Hulsey Smith, president i AERO Kinetics.