Prodhuesi i kamerave GoPro bëri të ditur se do të shkurtojë afro 15 % të fuqisë punëtore duke mbyllur biznesin e produkteve të zbavitjes.
Aksionet e kompanisë u rritën me 4,7%. Kompania po vuan me shitjet e helmetës dhe kamerave trupore ndërsa rivalët me opsione më të lira po ngrihen dita ditës.
Tërheqja nga tregu të 2,500 dronëve Karma gjithashtu dëmtoi të ardhurat e kompanisë. Sot GoPro tha se do të shkurtojë plot 200 vende pune me kohë të plotë. Kompania tha se këto masa të marra do të ndihmojnë GoPro t’i rikthehet fitimit, shkruan Pcworld.al
Largimet e fundit nga puna pasojnë ato të fillim vitit me 7 %. GoPro doli në bursë në 2014-ën duke ngjallur entuziazëm tek investitorët.