Droni i parë nënujor, Fathon One, pritet të dalë në shitje në Amazon në datën 30 Gusht. Fathom One quhet droni i parë që është ndërtuar për të punuar nën ujë.
Ai kushton 600 dollarë, është i vogël dhe mund të kontrollohet me anë të nje telefoni smart apo tableti. Droni mund të zhytet nën ujë dhe të “notojë” si një peshk duke marrë njëkohësisht pamje nga thellësia e detit në format HD. Një nga projektuesit e dronit, Vessells, tha se Fathom ofron një mori përdorimesh inovative.
Ai mund të përdoret për inspektimin e kabujve dhe tubave nënujorë të dëmtuar, në operacionet e kërkimit, të studimeve shkencore apo thjesht për argëtim. Droni është i aftë të zhytet deri në një thellësi prej 30 metrash dhe ka një rreze qarkullimi prej 30 metrash nga qendra e kontrollit