
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se një dron rus ka goditur mburojën e centralit bërthamor në Çernobil, pranë kufirit të Ukrainës me Bjellorusinë.
Shërbimi Emergjent i Ukrainës ka lajmëruar se nivelet e rrezatimit mbeten brenda kufijve normalë.
Zelensky ka thënë se është goditur mburoja që mbron botën nga rrezatimi në njërën prej njësive të centralit të shkatërruar, raportoi CNN.
“Nivelet e rrezatimit nuk janë rritur dhe po monitorohen vazhdimisht. Sipas vlerësimeve fillestare, dëmtimi i mburojës është i konsiderueshëm”, ka theksuar ai.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka lajmëruar se në zonën e Çernobilit është dëgjuar një shpërthim që vinte nga mburoja që izolon mbetjet e reaktorit 4 të Çernobilit.
Reaktori 4 në Çernobil shpërtheu në vitin 1986, duke dërguar re masive radioaktiviteti nëpër pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik dhe në Evropë. Më vonë, ai u izolua me një mburojë prej betoni e çeliku.
Last night, a Russian attack drone with a high-explosive warhead struck the shelter protecting the world from radiation at the destroyed 4th power unit of the Chornobyl Nuclear Power Plant.
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 14, 2025
This shelter was built by Ukraine together with other countries of Europe and the world,… pic.twitter.com/mLTGeDYgPT