Dua dhe Callum shihen në momente intime në mes të detit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua dhe Callum shihen në momente intime në mes të detit

    Insajderi
    30 June 2025 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, po shijojnë pushimet bashkë në Amalfi të Italisë.

    Pas përfundimit të turit evropian dhe pak para se të nisë turin amerikan, Dua ka vendosur të pushojë ca ditë pranë të dashurit të saj.

    Lidhja e tyre, që sa shkon e forcohet, po shoqërohet me momente spontane dhe tejet romantike.

    Çifti u panë në mes të detit, duke u puthur e përqafuar, mbi një shtrat gome.

    Duket se kanë zgjedhur të shijojnë diellin dhe njëri-tjetrin në mënyrë shumë të thjeshtë. Ky moment unik vjen pas atij të disa muajve më parë, kur Dua dhe Callum u panë nga paparacit duke vallëzuar në mes të rrugës në Paris.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark