Dua Lipa artistja më e re që arrin 1 miliard klikime me "New Rules" - Insajderi
×
Kulturë

Dua Lipa artistja më e re që arrin 1 miliard klikime me “New Rules”

Insajderi
14 February 2018 - 11:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Hiti i saj “New Rules”, pati sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar kështu çmime të ndryshme. Popullaritet mori edhe në YouTube. Dua Lipa pothuajse arriti 1 miliard klikime në këtë këngë.

Vet Dua Lipa, ka deklaruar se është artistja femër më e re në moshë që ka arritur të kap këtë shifër në Youtube. Për të shënuar këtë sukses, Dua në Instagram ka publikuar një fotografi kur ishte e vogël dhe në duar po mbante një telefon në duar.

“Kam kapur telefonin dhe kuptova se jam artistja më e re femër që kapi 1 miliard shikime në një video muzikore #newrules WHAAAAA !!”, ka shkruar Dua. Kënga “New Rules” u publikua në muajin në korrik të vitit të kaluar dhe është kënga më e suksesshme e Dua Lipës deri më tani.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark