×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Dua Lipa: Nuk kam ardhur për të fituar para në Kosovë

    Insajderi
    07 August 2016 - 19:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka mbërritur në vendlindjen e saj këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.

    Artistja kosovare e cila jeton në Londër, ka zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dy ditë para koncertit të cilin do të mbajë në Prishtinë, njofton KultPlus, transmeton Insajderi.

    Me të arritur në Prishtinë, Dua Lipa u shpreh se ndjehet e lumtur që po kthehet në vendlindjen e saj pas 4 vitesh.

    “Jam e gëzuar që jam në Prishtinë pas katër viteve dhe është një ndjenjë e pa përshkruar. Por jam gati për përformancën time, mezi po pres”, ka thënë Dua Lipa.

    Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjesëtarët e bendit të cilët iu gëzuan shumë faktit që kanë mundësinë ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas në koncert. Kjo njeherit është vizita e parë e bendit në ndonjë vend të Ballkan.

    duia

    Dua Lipa ka thënë se pavarësisht që Kosova ka shumë nevojë për shumë gjëra të tjera e jo vetëm për muzikë, ajo do të mundohet do të bëjë përpjekje që të ofrojë sa më shumë me artin e saj.

    Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar nga DUA LIPA për t’i ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë.

    “Edhe pse ka nevojë për gjëra tjera jo vetëm për muzikë, unë do të mundohem të bëjë më shumë, dhe ky do të jetë fillimi i nismës së fondacionit”, u shpreh Dua Lipa.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark