
Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, janë parë shumë të afërt dhe të dashuruar gjatë një daljeje në festivalin ‘BST Hyde Park’ të premten në mbrëmje.
Këngëtarja e hitit “Houdini”, 29 vjeçe, dukej më e lumtur se kurrë, ndërsa shfaqej me një buzëqeshje të madhe përkrah Callumit, 35 vjeç, në zonën VIP të festivalit, ku pritej të performonte legjenda e muzikës, Neil Young, shkruan DailyMail.
Çifti u fotografua në momente të dashura, duke ecur dorë për dore nëpër festival, përpara se të përqafoheshin ngrohtësisht. Në një moment, Callum e shtrëngoi fort Duan mes të qeshurash, përpara se të shkëmbenin një puthje pasionante.
Dua kishte zgjedhur një pamje të thjeshtë, por shumë “në modë” për festivalin – veshur me një palë pantallona të shkurtra xhins dhe një bluzë ngjyrë kaki, ndërsa mbi supe mbante një çantë të markës “Chanel”. Callum ishte i veshur i tëri me të bardha, me një bluzë polo dhe pantallona chino, të kombinuara me çizme ngjyrë kafe.
Muajin e kaluar, Dua zbuloi se dëshiron të ketë fëmijë me Callumin, pas njoftimit për fejesën e tyre. Këngëtarja, e cila mbush 30 vjeç në gusht, foli për herë të parë publikisht për emocionet që ndjen pas propozimit romantik të aktorit.
Në një intervistë për British Vogue, ku pozoi për kopertinën me një reçipetë ngjyrë rozë të lehtë që theksonte linjat e saj mbresëlënëse, Dua foli hapur për planet familjare, por edhe shqetësimet që ka si artiste.
“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë”, tha ajo. “Por gjithmonë më lind pyetja: kur do të jetë koha e duhur? Si do të përshtatet me karrierën time, si do të funksionojë nëse jam në turne, sa kohë do të më duhet të pauzoj?”.
Ajo shtoi: “Mendoj se është një prej atyre gjërave që ndodh kur të vijë momenti. I dua fëmijët, por e di që rritja e një fëmije është shumë më shumë se thjesht dashuria për ta”.
Dua gjithashtu konfirmoi fejesën duke thënë: “Po, jemi të fejuar. Është diçka shumë emocionuese. Kemi marrë këtë vendim për të u rritur bashkë, për ta ndarë jetën dhe për të qenë miq të ngushtë përgjithmonë – është një ndjesi e veçantë”.
Sa i përket martesës, ajo u shpreh se shpreson që të përfundojë turneun, ndërsa Callum xhirimet, përpara se të martohen.
Edhe pse ceremonia e martesës nuk është prioritet për momentin, për shkak të angazhimeve të shumta, ajo zbuloi se ka filluar të mendojë për fustanin e nusërisë.
“Nuk kam qenë ndonjëherë nga ato vajza që ëndërronin për dasmën apo imagjinonin si nuse do të ishin,” pranoi ajo. “Por tani, papritur pyes veten: ‘Çfarë do të vesh atë ditë?’”.