Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner shijojnë jetën e natës në Prishtinë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa dhe i fejuari i saj Callum Turner shijojnë jetën e natës në Prishtinë

    Insajderi
    31 July 2025 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është parë mbrëmjen e së mërkurës në një nga ambientet më të njohura të kryeqytetit, në shoqërinë e të fejuarit të saj, aktorit britanik Callum Turner.

    Çifti ka zgjedhur të kalojë një mbrëmje të zjarrtë në kryeqytet, të rrethuar nga miq të afërt, kokteje freskuese dhe atmosfera e ngrohtë e verës prishtinase.

    E veshur me stil dhe me buzëqeshjen karakteristike, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me prezencën e saj, ndërsa shijonte çdo moment në krahët e partnerit të saj.

    Sipas dëshmitarëve, dyshja është dukur e relaksuar dhe e përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, duke reflektuar një lidhje të fortë dhe të natyrshme.

    Prania e saj në Prishtinë nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat dhe adhuruesit e shumtë, të cilët janë ndjerë të emocionuar që ylli me origjinë shqiptare ka zgjedhur pikërisht këtë qytet për të kaluar disa çaste personale.

    Kjo vjen pak para ngjitjes së saj në skenën e madhe të festivalit “Sunny Hill 2025” ku do ajo do të performojë në mbrëmjen e parë të premten.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark