Dua Lipa: Këngën time të parë si fëmijë e shkrova për nënën kur isha katër vjeçe dhe ishte në shqip - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa: Këngën time të parë si fëmijë e shkrova për nënën kur isha katër vjeçe dhe ishte në shqip

    Insajderi
    19 December 2020 - 16:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë e ftuar së fundmi në një rubrikë shumë interesante për “Wired”.

    Ajo iu është përgjigjur pyetjeve më të shpeshta që fansat e saj parashtrojnë në Google për të.

    Dhe njëra ndër pyetjet e cila është parashturar shpesh në Google për të, ishte se “cila ka qenë kënga e saj e parë”.

    Dua tregoi se kënga e saj e parë titullohet “New Love” dhe është publikuar në vitin 2015, kur ajo nisi karrierën e saj muzikore.

    Me shaka ajo kujtoi se si kënga e parë në fëmijërinë e hershme që ajo ka krijuar vet, ka qenë një këngë për nënën e saj, Anesën.

    “Kur isha katër vjeçe e shkrova një këngë për nënën, ishte në shqip dhe si një shaka”, ka thënë Dua.

    Artistja shprehet se e gjithë kënga kishte për teksti inspirimin e saj, që një ditë të bëhet sikur e ëma.

    “Kur të rritem a mund ta vesh fustanin tënd, kur të rritem a mund të t’i mbath këpucët e tua”, kujton Dua tekstin e krijuar në atë kohë.

    Dua përndryshe është autore e shumë këngëve të saj, por jo edhe e këngës më të njohur të saj që I dha famën internacionale, “New Rules”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark