Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë nga kampioni i Superligës Turke - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Dua Lipa kërkon 3.5 milionë dollarë nga kampioni i Superligës Turke

    Insajderi
    23 May 2025 - 18:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Galatasaray”, i cili u bë kampion i Superligës Turke për herë të 25-të, planifikoi të ftonte yllin botëror të muzikës pop Dua Lipa për të festuar arritjen e tij historike.

    Siç raportohet këngëtarja britanike me origjinë shqiptare kërkoi 3.5 milionë dollarë për performancën e saj. Menaxhmenti i klubit të Stambollit e konsideroi këtë shumë tepër të lartë dhe e hodhi poshtë propozimin e artistes.

    Vlen të përmendet se “Galatasaray”, pasi fitoi titullin e 25-të kampion, u bë klubi i parë në historinë e futbollit turk që fitoi të drejtën për pesë yje në stemën e tij. Çdo yll në futbollin turk simbolizon pesë tituj kampionë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark