Dua Lipa mahnit sërish me stilin e veçantë të veshjes - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa mahnit sërish me stilin e veçantë të veshjes

    Insajderi
    19 October 2021 - 09:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ylli i muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa e cila ka një numër të madh të fansave edhe në llogarinë e saj zyrtaren në Instagram, të cilët e përcjellin me kureshtje çdo postim që ajo bën.

    Edhe së fundi, këngëtarja shqiptare ka sjell disa poza mjaft joshëse për mbi 73 milionë ndjekësit e saj.

    Me një veshje njëngjyrëshe, xhinse dhe bluzë të shkurtër në formë fluture nga po i njëjtin material i xhinseve, artistja dukej tejet atraktive, ndërsa vuri në pah linjat trupore.

    26-vjeçarja kompletoi dukjen me një palë syze dielli, kapele dhe taka me ngjyrë të bardhë, ndërsa, nuk munguan as mijëra komente nga ana e adhuruesve të saj.

    Ndërkohë, Dua aktualisht po shijon suksesin e këngës “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me Elton John. Së fundi kënga u rendit e para në Britaninë e Madhe.

    Ndryshe, përveç muzikës, këngëtarja po ashtu po xhiron filmin e saj të parë në karrierë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark