Dua Lipa me pasaportë shqiptare, juristi: Ka më shumë fuqi se ajo britanike në BE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dua Lipa me pasaportë shqiptare, juristi: Ka më shumë fuqi se ajo britanike në BE

    Insajderi
    29 November 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e djeshme në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në Top Channel, u diskutua mbi disa ngjarje që tërhoqën vëmendjen më të madhe në këtë 110-vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Një ndër to ishte padyshim edhe marrja e nënshtetësisë shqiptare nga këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa.

    Juristi Erbi Ago ishte i ftuar në studion e emisionit dhe e komentoi si një lëvizje të zgjuar që “vret disa zogj”.

    Dua Lipa me pasaportë shqiptare, juristi: Ka më shumë fuqi se ajo

    “Është një lloj investimi, sepse Britania e Madhe dhe s’ është më në BE dhe pasaporta shqiptare mund t’i duhet në të ardhmen për të udhëtuar e punuar pa pasur nevojë për vizë”, u shpreh Erbi.

    Kjo deklaratë u prit me buzëqeshje në studio, mirëpo e gjitha u pa pozitivisht.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark