Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dua Lipa merr shtetësinë e Kosovës me dekret presidencial

    Insajderi
    31 July 2025 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot, përmes një dekreti presidencial, i ka dhënë shtetësinë e Kosovës këngëtares me famë botërore, Dua Lipa.

    Në prag të festivalit “Sunny Hill”, presidentja Osmani zhvilloi një takim me këngëtaren, ku shprehu mirënjohjen për kontributin e saj të vazhdueshëm ndaj vendit. “Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme”, theksoi Osmani.

    Presidentja vlerësoi ndikimin e Lipa-s në arenën ndërkombëtare, duke e quajtur atë “një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës” dhe një “inspirim për miliona njerëz në mbarë globin”.

    “Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë”, shtoi Osmani në një postim në rrjete sociale.

    Ajo e përmbylli mesazhin me fjalët: “Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark