Dua Lipa publikon dokumentarin nga aktivitetet me refugjatët sirianë - Insajderi
×
Kulturë

Dua Lipa publikon dokumentarin nga aktivitetet me refugjatët sirianë

Insajderi
22 April 2019 - 19:50
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Është publikuar dokumentari dokumentari lidhur me aktivitetet e Dua Lipës në Liban.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa së fundi ka marrë pjesë në një mision bamirësie në Liban, në bashkëpunim me UNICEF-in.

Së bashku me organizatën botërore që u del në ndihmë fëmijëve, UNICEF, Dua ka gëzuar një pjesë të mirë të refugjatëve me prezencën e saj.

Së fundmi në Youtube është publikuar dokumentari i cili tregon aktivitetet e Dua Lipës me refugjatët sirianë në Liban.

“Dua të flas në veçanti për refugjatët, sepse ndjej që kam një lidhje personale kur i shoh njerëzit teksa përshtaten në çfarëdo rrethanash që janë vënë për shkak të konflikti. Asnjë familje apo fëmijë nuk dëshiron të largohet nga shtëpia e vet. Të gjithë kanë ëndrra. Të gjithë meritojnë barazi dhe një vend ku mund të jetojnë, të mësojnë dhe të arrijnë potencialin e plotë”, kishte thënë Dua në Instagram pas aksionit të ndërmarrë.

Ndërsa në vazhdim ua sjellim dokumentarin e plotë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark