Dua Lipa ka tashmë një tatuazh të ri që përputhet me atë të prezantuesit të famshëm Seth Meyers pasi të dy yjet realizuan tatuazhe të ngjashme në episodin e fundit të “Late Night With Seth Meyers”.
Artisti i famshëm i tatuazheve Bang Bang ishte prezent për të kryer veprën. Dua e cila ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj, ishte e para që iu fut kësaj procedure. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.
“A dhembin ato”, pyeti Seth artistin e tatuazheve Bang Bangun. “Nuk do të ndjesh asgjë”, i tha Bang Bang me shaka.
“Jam shumë e emocionuar. Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.
Kur Dua bëri tatuazh në këmbë, aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie ‘Seth Meyers’.
“Mbaje këtë nëse ke frikë”, i tha ai me humor. Bang Bang e pyeti Sethin nëse donte që këngëtarja ta realizonte tatuazhin e tij një ofertë që ai e refuzoi.
“Nuk i besoj fare Duas”, tha prezantuesi me shaka.