Dua Lipa rikrijon fotografinë simpatike me motrën e saj - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa rikrijon fotografinë simpatike me motrën e saj

    Insajderi
    13 August 2025 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa është duke festuar ditët e fundit si 29-vjeçare.

    Ajo po qëndron në një ishull bashkë me familjen, të fejuarin dhe miqtë e saj më të afërt.

    Duke vlerësuar prezencën e secilit, Dua ka ndarë kohën për të rikrijuar një fotografi të vjetër me motrën e saj, Rinën.

    Së pari, Dua shpërndau fotografinë nga fëmijëria, ku shihet shpinë për shpinë me Rinën.

    Në të njëjtën pozë, ato kanë rikrijuar fotografinë, me Duan që e shpërndau menjëherë versionin e ri të saj.

    Artistja shqiptare me famë botërore jo rrallë herë ka treguar se sa e çmon lidhjen me motrën.

    Kujtojmë se në një intervistë për Vogue, Dua kishte deklaruar se pikërisht Rina e kishte ndihmuar Callum-in të zgjedhë unazën e fejesës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark