Dua Lipa shfaqet me unazë diamanti, ngjall dyshime për fejesë me Callum Turner - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Dua Lipa shfaqet me unazë diamanti, ngjall dyshime për fejesë me Callum Turner

    Insajderi
    09 June 2025 - 22:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dua Lipa duket më e lumtur se kurrë në krahët e partnerit të saj, Callum Turner, teksa një unazë diamanti në gishtin e saj po nxjerr në pah spekulime për një fejesë të mundshme.

    Më 9 qershor, këngëtarja 29-vjeçare postoi në Instagram disa foto romantike me aktorin 35-vjeçar, ku në dorën e majtë ekspozonte një unazë diamanti me shirit ari, së bashku me një unazë tjetër ari.

    Fotografitë, që tregojnë momentet intime mes çiftit, kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave dhe mediave ndërkombëtare, duke ngjallur dyshime se Dua dhe Callum mund të jenë fejuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark