Dua Lipa arrin çdo herë t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë, me sukseset që i arrin.
Mëngjesin e sotëm, këngëtarja publikoi një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.
“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! KRENARE QË JAM SHQIPTARE URIME DITA E PAVARËSISË!!”, shkruan Dua.