"Dua të jemi ...", Gjesti befason me deklaratën e tij ndaj Eglit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    “Dua të jemi …”, Gjesti befason me deklaratën e tij ndaj Eglit

    Insajderi
    28 March 2025 - 22:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli patën një bisedë të sinqertë, duke tentuar të qartësojnë marrëdhënien e tyre mes tensioneve të mëparshme.

    Përkundër situatave të mëparshme të ngarkuara mes tyre, kësaj here dyshja u duk se po flisnin me qetësi.

    Në një moment, Gjesti i tha Eglit: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë.”

    Foto: Screenshot/Instagram

    Ky deklarim e bëri Eglin të reagojë menjëherë duke kërkuar sqarime: “Si?”

    Gjesti e sqaroi dëshirën e tij me një përgjigje të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.

    Kjo i hapi rrugë një momenti edhe më të tensionuar, pasi Egli vijoi me pyetjen: “Të lidhur?” dhe Gjesti u përgjigj me siguri: “Unë të kam thënë që dua”.

    Megjithatë, Egli i vuri një vijë të qartë situatës duke i kthyer një përgjigje të prerë: “Unë nuk dua unë.”

    Biseda mes tyre ka lënë të hapur shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënies së tyre në shtëpi dhe se si do të ndikojë kjo në dinamikën e lojës së BBVA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark