“Dua të kthehemi”, Egli refuzon Gjestin: Mbaje për vete dëshirën tënde - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Dua të kthehemi”, Egli refuzon Gjestin: Mbaje për vete dëshirën tënde

    Insajderi
    01 April 2025 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar ndryshime të mëdha në dinamikën e lojës, përfshirë edhe raportin e saj me këngëtarin kosovar, Gjesti.

    Pavarësisht përpjekjeve të dy për të gjetur një gjuhë të përbashkët, tensionet mes tyre nuk kanë munguar, duke çuar shpesh në debate të ashpra.

    Së fundmi, dyshja ka diskutuar sërish lidhjen e tyre, ku Gjesti ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer si më parë.

    Por, Egli i ka dhënë një përgjigje të prerë, duke i thënë: “Mbaje për veten dëshirën tënde.”, transmeton Insajderi.

    Gjesti, i cili duket se po përpiqet të rikonfirmojë marrëdhënien, i është shprehur Egli Takos: “E di sa keq po sillesh, po më ftoh shumë me këtë sjellje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark