Hani i Elezit po vazhdon të përballet me problemin e ujit të pijshëm. Sot KVRL ka realizuar një aksion ” DUAM UJË” i cili për qëllim ka kërkesën e vetme të sigurimit të ujit të pijshëm ndaj qytetarëve tanë.
Në njoftimin e kësaj organizatë theksohet se për të njëjtin qëllim kishin realizuar aksion edhe para dy viteve.
“Janë bërë 2 vite që nga aksioni jonë i parë i cili kishte kauzën e njejtë, sot përsëri fatëkeqësishtë qytetarët e komunës sonë nuk kanë ujë të pijshëm. Qasja për ujë të pijshëm është e drejtë themelore e njeriut. Roli jonë si shoqëri civile është të ngrisim problemet e qytetarëve, ti bëjmë presion institucioneve që të bëjmë zgjidhje për problemet e tyre“, thuhet në njoftim.
Tutje iu bë apel Komunës së Hani të Elezit që të sigurojë ujë të pijshëm.