”Duan që Kurti ta shkarkojë Gërvallën dhe të prishet koalicioni“ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    ”Duan që Kurti ta shkarkojë Gërvallën dhe të prishet koalicioni“

    Insajderi
    16 March 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Analisti Shkëlzen Gashi ka komentuar raportimet se kryeministri Albin Kurti është i pakënaqur dhe do të kërkojë dorëheqjen e Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla.

    Gashi nuk ka dëshiruar të komentojë këtë raportim direkt, por ka thënë se opozita është e interesuar dhe do të përfitonte nga prishja e koalicionit.

    Lexo Edhe:

    “Për shkak se këtu ka një koalicion me VV-së dhe Listës Guxo. Shumica dërrmuese e partive opozitare e sulmojnë ministren që të prishin koalicionin dhe të prishin qeverinë. Kështu më duket mua. Është e vërtetë që për 12 muaj ka bërë gafa por ka qenë në llupën e të gjithëve”, tha ai.

    Gashi shtoi se nuk ka program të qartë për politikën e jashtme dhe e pranon se Gërvalla ka bërë gabime të njëpasnjëshme.

    “Për mua është e rëndësishme që nuk ka një program. Kur e sheh programin e Vv-së, është vetëm një faqe. Nuk ka asgjë konkrete aty. Sot e hapa faqen e MPJ-së. Aty klikova tek një opsion që quhet cilat janë prioritet tona. E klikova dhe më tha është në proces. “është në proces” që 12 muaj. Paramendoni që 365 ditë. Është dashur të punohet në këtë drejtim”, tha Gashi. /Gazeta Express/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark