×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Duan të më eliminojnë mua dhe Vuçiq”, Dodik: Plani u përgatit nga shërbimet inteligjente boshnjake

    Insajderi
    20 September 2024 - 20:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimet e inteligjencës së Bosnje dhe Hercegovinës kanë planifikuar eliminimin fizik të kreut të Republikës Srpska, Milorad Dodik dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Akuza erdhi nga vetë Dodik në një prononcim  për mediat në Sarajevë.

    Dodik tha se shërbimet e inteligjencës së Bosnjës dhe ish-drejtori i agjencisë Osman Mehmedagiç kishin përgatitur një plan operativ për likuidimin e tij dhe Vuçiq dhe po ashtu personave të tjerë që ndërhyjnë tek interesat boshnjake.

    Edhe Sanja Vuliç, kryetare e klubit të deputetëve të SNSD-së në Dhomën e Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjë-Hercegovinës, tha në fillim të vitit se kishte “informacion të caktuara” nga ambasada amerikane se vrasja e Presidentit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, po planifikohej.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark