Duda Balje, deputetja që sjell çdo herë fotosesione me veshje kombëtare për festën e Flamurit: Gërshetoj traditën e të bukurën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Duda Balje, deputetja që sjell çdo herë fotosesione me veshje kombëtare për festën e Flamurit: Gërshetoj traditën e të bukurën

    Insajderi
    27 November 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e CDU-së, Duda Balje është njëra ndër deputetet e Kuvendit të Kosovës, që përkujdeset që çdo festë të flamurit ta festojë në mënyrë të veçantë. Madje, Balje sjell edhe sesione me fotografi të ndryshme me veshje kombëtare shqiptare. Përveç që ka uruar festën e 28 Nëntorit, për Gazetën Insajderi ajo ka dhënë detaje nga realizimet e veshjeve tradicionale dhe si ndjesitë që ia japin ato.

    Insajderi

    Kryetarja e SDU-së, Duda Balje, e cila ka 14 vite që është pjesë e Kuvendit të Kosovës çdo festë të flamurit sjell sesione me fotografi të ndryshme e veshur me veshje kombëtare shqiptare.

    Balje për Gazetën Insajderi ka treguar se ku inspirohet për të sjellë fotografi të tilla.

    Duda Balje për 28 Nëntor 2022

    Çdo herë me simbolikë artistike e mundohem të jem pjesë e festave, mundohem që kreativiteti i kreatorëve e fotografëve dhe idetë e mia të jenë pjesë e gëzimit të festave” – tha Balje.

    Duda Balje për 28 Nëntor 2021

    Deputetja e Kosovës, e cila është me origjinë boshnjake, tutje shton se ndihet shumë krenare kur i vesh veshjet kombëtare shqiptare.

    Sipas saj me veshjet kombëtare gërsheton traditën, të bukurën e kulturën.

    Kur vesh veshjet kombëtare kam ndjenjën se gërshetoj traditën, të bukuren, kulturën e pasur që kanë trevat tona“- nënvizoi Balje.

    Balje thekson se 28 Nëntori është Dita e Flamurit të vendit të saj dhe feston me njerëzit që punon e jeton.

    Data 28 Nëntor është dita e flamurit të vendit tim dhe sot unë festoj së bashku me njerëzit që punoj e jetoj, me miqtë e kolegët shqiptarë festën e tyre” – shton ajo.

    Duda Balje për festën e Flamurit uron shqiptarët për më shumë forcë, tolerancë e suksese të tjera.

    “Ju uroj të gjithëve fat dhe që çdo vit ta festoni këtë ditë më të fortë, me më shumë forcë për bashkim, një prag më të madh tolerance dhe forcë më të madhe në luftën për suksese të reja” – përfundoi ajo.

    Ndryshe, nesër shënohet dita e 28 Nëntorit, ditë kjo e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga perandoria otomane turke.

    Gazeta Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark