Duda Balje e konfirmon për Insajderin përplasjen me Kurtin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Duda Balje e konfirmon për Insajderin përplasjen me Kurtin

    Insajderi
    30 September 2022 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komunitetit boshnjak, Duda Balje ka konfirmuar se ka pasur përplasje sot me kryeministrin, Albin Kurti. Kjo ka ndodhur në takimin e mbajtur sot për ditën e boshnjakëve.

    Balje ri-konfirmojë për Insajderi se i ka thënë Kurtit se nuk e di se çka po ndodhë me boshnjakët.

    “Po është e vërtetë që i kam thënë që se di çka po ndodhë me komunitetin boshnjakë”, tha shkurt Balje për Gazeta Insajderi.  

     Pas kësaj, e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e kryeministrit, Albin Kurti.

    “Unë nuk di shumë çështje që ndodhin përditë. Ajo që ndodhë përditë me anëtarët e familjes time, e lëre më me debatet në publik”, ka thënë Kurti.

    Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Balje po shpreh pakënaqësitë me kryeministrin, Albin Kurti e deputetë të partisë së tij.

    Përplasjet e Baljes me Lëvizjen Vetëvendosje lidhen kryesisht me paralajmërimin e kësaj të fundit se nuk do të votojë pro projektkodit Civil i cili mundëson martesë me gjininë e njëjtë.

    Balje në njërin prej deklarimeve të saj ishte shprehur se po tentohet “t’i imponohet” qëndrimi pro kësaj çështje. Së fundmi ajo ka pasur një përplasje edhe me Armend Mehajn gjatë mbledhjes në Komisionin për Energji.

    Në Komision ka pasur përplasje mes deputetëve, pasi Armend Muja ka propozuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

    I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Balje, e cila kërkesën e Mujës e cilësoi si vendim politik dhe hakmarrje ndaj saj nga ana e partisë në pushtet.

    “Partia në pushtet po dëshiron të më largojë nga Komisioni, pasi që nuk po i bindëm kërkesave të tyre për të votuar në Kuvend”, tha Balje.

    Të martën, Dude Balje është takuar me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

    Qëllimi i takimit sipas njoftimit të lëshuar nga partia e Abdixhikut është thellimi i bashkëpunimit mes LDK-së e SDU-së.

    Balje mohoi se zërat se ky takim kishte të bënte me kalimin e saj nga LVV në LDK.

    “Jo, nuk kam marrë ofertë për kalim në LDK, por as nuk kemi folur për këtë temë”, tha ajo duke shtuar se vazhdon që të qëndroj me grupin e Vetëvendosjes.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark