Duda Balje: Gabimi më i madh në karrierën time votimi i Gjykatës Speciale, lus Allahun ka mu bë ndonjë hap pozitiv - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje: Gabimi më i madh në karrierën time votimi i Gjykatës Speciale, lus Allahun ka mu bë ndonjë hap pozitiv

    Insajderi
    07 August 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja Duda Balje mori pjesë në protestën masive në kundërshtim të Gjykatës Speciale të enjten.

    Balje në një prononcim për Gazetën Insajderi votën për formimin e Gjykatës Speciale e konsideroi si veprimin më të gabueshëm në karrierën e saj.

    Unë e ndjej shumë mirë. Unë vërtetë kam votu për këtë gjykatë, duhet me e pranu. Unë e konsideroj po ashtu si gabim më të madh në karrierën time. Kam pasur shumë presion. Në fund votova sepse kam kuptu se duhet me votu në mënyrën qysh me prezantu faqja e bardhë para botës. Shpresoj që shumë shpejt krejt personat që janë në burg atje kanë me dalë jashtë. Menjëherë do ta hiqja atë votë. Shkova në Hagë, vërtetë nuk është e lehtë. Unë mendoj se kanë gabu, se pa marrë parasysh edhe na jem krejt në Kosovë dhe e kemi të njëjtin qëllim. Unë e lus Allahun se naj hap pozitiv ka me bë”, tha Balje. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark