Duda Balje i çon selam Kurtit: Për të hyrë në koalicion dua që të formohet “komuna e boshnjakëve” - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Duda Balje i çon selam Kurtit: Për të hyrë në koalicion dua që të formohet “komuna e boshnjakëve”

    Insajderi
    28 March 2025 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dje është bërë certifikimi i rezultateve nga KQZ.

    Më së largu 30 ditë pas, presidentja Vjosa Osmani  duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës.

    Kjo mbledhje konsiderohet e mbyllur vetëm pasi të jenë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.
    Në bazë të rezultateve preliminare, kryetari i Kuvendit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), e cila ka fituar më së shumti vota.

    Pas zgjedhjes së kryetarit, Osmani obligohet që të nominojë partinë fituese të zgjedhjeve si mandatare për formimin e Qeverisë.

    Kabineti duhet t’i sigurojë votat e 61 deputetëve brenda këtij afati. Por, nëse kjo nuk ndodh, presidentja është e obliguar që brenda 10 ditëve t’i ftojë në konsultim edhe një herë partitë politike, edhe të vendosë, sipas diskrecionit të saj, për mandataren e re, nëse ajo ia dëshmon se i ka numrat për të formuar Qeverinë.

    Edhe mandatarja e ardhshme duhet t’i ketë 15 ditë kohë që t’ia paraqesë Kuvendit përbërjen e kabinetit qeveritar.

    Nëse Qeveria nuk formohet as pas 40 ditësh, presidentja duhet të shpallë dekretin për zgjedhjet e reja, që duhet të mbahen dyzet ditë prej shpalljes së vendimit.

    Në situatën që ndodhemi aktualisht koalicionit janë të pashmangshme. Eksponent të VV-së kanë deklaruar se qeveria Kurti 3 do të formohet, që nënkupton se koalicioni qeverisë është i pa shmangshëm.

    Gazetaja Dijellza Preniqi ka kontaktuar deputeten, Duda Balje. Kryetarja e Unionit Social Demokrat ka deklaruar se “që të hyjë në koalicion qeveritarë me ndonjëherë parti, së pari duhet t’i diskutojnë kërkesat e saj, e që njëra ndër to është formimi i “Komunës së boshnjakëve””.

    Në vijim mund të ndiqni videon e prononcimit të Baljes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark