Duda Balje nesër takim me Kurtin, ia lypë një komunë boshjake në këmbim të votës për qeverinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Duda Balje nesër takim me Kurtin, ia lypë një komunë boshjake në këmbim të votës për qeverinë

    Insajderi
    02 April 2025 - 22:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje, ka konfirmuar se të enjten në ora 09:00 do të takohet me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar mbi formimin e qeverisë së re.

    “Kam pasur një komunikim sot, edhe nesër në ora 09:00 unë me përfaqësues të partisë sime do të shkojmë në takim në qeveri,” ka deklaruar Balje në Debat Plus.

    Ajo ka theksuar se kërkesa për krijimin e një komune boshnjake mbetet prioritet për partinë e saj dhe është pjesë e diskutimeve për bashkëqeverisje.

    “Po, patjetër. Nuk jam duke lëvizur prej vendimit që kemi marrë brenda partisë. Kërkesa është prej ditës së parë, edhe sot edhe nesër. Në fakt, nuk është kusht, por është pjesë e marrëveshjes për qeveri,” ka theksuar Balje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark