
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve, Duda Balje, ka deklaruar se nuk beson që Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë Fatmir Limajn e Nismës për postin e Kryetarit të Kuvendit.
Balje u shpreh se kjo nuk është e mundshme, duke përmendur numrin e vogël të deputetëve që ka Nisma në Kuvend.
“Unë personalisht mendoj që Vetëvendosje kurrë nuk do ta propozojë zotërin Fatmir Limaj. Kanë qenë shumë të qartë disi, se nuk mundësh të jesh kryetar i Kuvendit me tre deputet,” deklaroi ajo në Klan Kosova përcjell Insajderi.
Duda Balje theksoi gjithashtu se aktualisht vepron si deputete e pavarur, por nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) të Ramush Haradinajt në të ardhmen.