
Deputetja Duda Balje ka udhëtuar në Turqi pas reagimit që bëri në adresë të drejtoreshës së shkollës në Gjakovë. Balje atje ka takuar gruan që dikur e kishte humbur rastin me shtetin turk për çështjen e shamisë. Leyla Sahin tani është pjesë e AKP të Erdogan.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka takuar në kryeqytetin turk Leyla Shahin, gruan e cila dikur u ankua për moslejimin e bartjes së veshjes fetare në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj), në Strasburg.
Në rastin e Leyla Sahin kundër Turqisë, GjEDNj’ja ishte shprehur se ndalimi i veshjes fetare (shamisë) në një institucion të arsimit të lartë nuk e shkel lirinë e fesë. Kjo pasi sipas konstatimit të Gjykatës, një ndalim i tillë është i bazuar mbi parimin e barazisë, sekularizmit dhe nevojës së shoqërisë për të “mbrojtur të drejtat dhe liritë e të tjerëve” dhe “ruajtjen e rendit publik’.
Për takimin me Sahin, Balje tregoi nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook, derisa e quajti Shahin ‘mjeshtre”.
Takimi erdhi pasi Balje akuzoi një drejtoreshë shkolle në Gjakovë që për vënie të simboleve ndaluese për vendosjen e shamisë në shkollë.
Balje kishte kërkuar sqarim edhe nga kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, për këtë veprim të shkollës.
Ndërkohë, po në Turqi Balje ka takuar edhe një deputet turk, dhe zyrtarë e ish-zyrtarë të shtetit.