​Duda: Mbi 240 tanke të dorëzuara në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    ​Duda: Mbi 240 tanke të dorëzuara në Ukrainë

    Insajderi
    22 June 2022 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polonia ka furnizuar Ukrainën me 240 tanke dhe 100 automjete të tjera të blinduara, njoftoi sot presidenti polak, Andrzej Duda.

    “Gjithashtu, Varshava ka dërguar sisteme raketore, mitralozë dhe municione”, tha Duda gjatë një takimi me ambasadorët polakë në Varshavë.

    Në total, Polonia i ka ofruar Ukrainës një ndihmë ushtarake prej mbi 1.6 miliardë dollarë, duke synuar të ndalojë luftën dhe të sigurojë që ajo të mos përhapet në territorin polak. /ATSH-DPA/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark