Sonte pas orës 23:00, Gjergjaj i njohur ndryshe si ‘Kobra’, do ta ketë ndoshta meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij, pasi do të përballet me boksierin David Haye.
Pas reagimit të familjes së Gjergjajt, RTK ka vendosur përfundimisht që ta transmetojë meçin e boksierit shqiptar me David Haye.
Lajmi e ka bërë të ditur gazetari i sportit në RTK, Skyfter Blakaj. “RTK e transmeton sonte meçin e Arnold Gjergjajt”, ka thënë shkurtimisht Blakaj.
Familja e Gjergjajt i kishte bërë kërkesë zyrtare televizionit publik për transmetimin e kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për kosovarin. /Insajderi.com