Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar përhapjen e duhanpirësve meshkuj në të gjithë botën.
Duhanpirja është përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 600 mijë njerëzve në mbarë botën çdo vit, por pavarësisht kësaj kjo nuk e ka ulur numrin e përdoruesve. Sipas OBSH, nga të dhënat e 2015 rezulton se botë janë 1.1 miliardë duhanpirës të rregullt.
Numrin më të lartë të duhanpirësve vijojnë ta mbajnë meshkujt, edhe pse kemi një rritje të numrit të grave që e konsumojnë.
Sipas të dhënave, 59 për qind e meshkujve në Rusi konsumojnë duhan. Në Kinë 47 për qind e meshkujve. Në Jordani 70 për qind dhe në Indonezi 76 për qind e meshkujve. Sipas hartës së OBSH, prevalenca e duhanpirjes te meshkujt në Shqipëri është 51.2 për qind.
Ndërsa në Britaninë e Madhe raportohet se ka një ulje të duhanpirësve.