Të premten Gazeta Insajderi raporti ekskluzivisht që komandati i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i ka kërkuar ministrit të mbrojtjes Ejup Maqedoncit të bëhet zgjidhje konkrete për ushqim përndryshe do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitete.
Menjëherë pas publikimit të këtij lajmi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkoi që të mbahet seancë e jashtëzakonshme.
Por Lëvizja Vetëvendosje vendosi që ta bojkotojë këtë seancë.
Ndiqni videon në vazhdim për të parë reagimet e disa deputetëve lidhur me këtë çështje: