‘Duhet me vra ketë qen’, komenti ndaj Gazmend Muhaxherit i kushton me burg një qytetareje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Duhet me vra ketë qen’, komenti ndaj Gazmend Muhaxherit i kushton me burg një qytetareje

    Insajderi
    24 May 2022 - 17:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një koment i shkruar në vitin 2020 ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, i ka kushtuar me dënim me burg me kusht prej 3 muajsh qytetares V.A. E njëjta nuk do të shkojë në vuajtje të dënimit nëse brenda afatit 1 vjeçar nuk e përsërit veprën penale.

    “Duhet me e vra këtë qen”, ka qenë komenti problematik i qytetares ndaj kryetarit Muhaxheri, për të cilin shteti është vënë në veprim.

    Dosja e prokurorisë, siç raporton Kallxo.com,  thotë se kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri është ndjerë i frikësuar nga ky koment, duke u ndjere i shqetësuar se në të vërtet do t’i ndodhë diçka e keqe nga e akuzuara.

    E akuzuara V. A. e ka pranuar fajësinë për këtë  vepër penale, ku ka shtuar se i vjen keq për veprimet e saj dhe është penduar për këto veprime.Aktgjykimi është nxjerrë nga gjyqtari Murat Hulaj, ndërsa aktakuza është përfaqësuar nga prokurori Dorijan Juniku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark