"Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan që ta kriminalizosh shtetin tënd në sy të Internacionales Socialiste" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan që ta kriminalizosh shtetin tënd në sy të Internacionales Socialiste”

    Insajderi
    28 September 2024 - 13:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adil, Behramaj, ish-këshilltari i ish-kryeminsitrit Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmeve që kryeministri Albin Kurti i bëri dje nga Nju Jorku ndaj mediave dhe opozitës.

    Behramaj tha se Kurti në sy të Internacionales Socialiste u mundua ta kriminalizoi vendin e vet.

    “Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan, pa fije ndërgjegje e ndjenje përgjegjësie, që të shkosh me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës në Nju Jork dhe nga pozita e një kryeministri që po e sheh fundin e tij, ta sulmosh shtetin tënd, ta kriminalizosh në sy të Internacionales Socialiste, t’i sulmosh mediat dhe opozitën për shkak të shpërfilljes totale që po i bëhet si i sanksionuar”, ka shkruar ai në “Facebook”.

    Postimi i plotë:

    Duhet të jesh shumë i çoroditur si politikan, pa fije ndërgjegje e ndjenje përgjegjësie, që të shkosh me paratë e qytetarëve të varfër të Kosovës në Nju Jork dhe nga pozita e një kryeministri që po e sheh fundin e tij, ta sulmosh shtetin tënd, ta kriminalizosh në sy të Internacionales Socialiste, t’i sulmosh mediat dhe opozitën për shkak të shpërfilljes totale që po i bëhet si i sanksionuar.

    Po sillet sikur të ishte “konsull” në Nju Jork, duke mbajtur takime vetëm në Konsullatën e Kosovës, sepse si kryeministër askush nuk po ia hapë derën!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark