“Duhet t’i japim fund kësaj qeverie me tre kryeministra” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duhet t’i japim fund kësaj qeverie me tre kryeministra”

    Insajderi
    15 April 2017 - 19:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nisma për Kosovën edhe një herë u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që përmes mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë t’i japin fund qeverisjes aktuale në Kosovë.

    Nëpërmjet një postimi në Facebook, Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën i ka përmendur disa arsye pse duhet dhënë fund kësaj qeverisjeje.

    Ai ka thënë se mocioni i mosbesimit është si mundësi për t’i dhënë fund modelit qeverisës “Triumviratian” PDK-LDK-LS! Kjo qeveri, sipas tij, që nga formimi i saj, më shumë ka funksionuar si një “Triumvirat” i PDK-LDK-LS-së, sesa sikur një qeveri unike.

    “Isa Mustafa vetëm në aspektin formal ishte kryeministër i qeverisë, ndërsa kryeministër real ka qenë vetëm për ministrat e partisë së tij, atyre të LDK-së. Ministrat e PDK-së, shef gjithnjë e kanë pasur dhe e kanë kryetarin e partisë së tyre. Ndërsa, për ministrat e Listës Serbe, kryeministër ishte Aleksandër Vuçiqi”, ka thënë Sherifi.

    “Për tre vjet me radhë, vendi është udhëhequr nga një qeveri, për të cilën, pas çdo matjeje të opinionit publik, ka rezultuar se mbi 80% e qytetarëve nuk i besojnë asaj”, ka shkruar Sherifi. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark