×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Duhet t’i përditësoni menjëherë këta shfletues të internetit

    Insajderi
    16 September 2023 - 09:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Google, Mozilla, Microsoft dhe Brave kanë lëshuar përditësime emergjente për shfletuesit e tyre të internetit Chrome, Firefox, Edge dhe Brave, teksa atyre iu është bashkuar edhe Tor Browser.

    Përdoruesve u është rekomanduar që ta instalojnë këtë përditësim nëse ata e përdorin ndonjërën prej këtyre shfletuesve, pasi që i rregullon disa dobësi kritike të sigurisë.

    Këto dobësi u lejonin sulmuesve që të marrin qasje të autorizuar ose që të fusin kode “keqdashëse” tek kompjuterët e përdoruesve, transmeton Telegrafi.

    Përveç sigurisë së kompromentuar të shfletuesit të internetit, dobësia lidhet edhe me kodin i cili përdoret për të shfaqur imazhet WebP, një format i cili distribuohet gjerësisht në internet.

    Ueb-faqja Stack Diary vë në pah se aplikacione të tilla si Telegram, Affinity, Gimp, Signal, Honeyview, LibreOffice, si dhe një numër i aplikacioneve të Android për shfaqjen e imazheve janë të pambrojtura nga kjo dobësi.

    Përdoruesit rekomandohen të përditësojnë shfletuesit e tyre të internetit në versionet më të fundit, në mënyrë që të mbrohen nga veprimet dhe sulmet e mundshme keqdashëse. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark