×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Duka komenton shortin e Shqipërisë: Grup i vështirë, duhet të punojmë shumë

    Insajderi
    13 December 2024 - 15:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih shorti për Kupën e Botës 2026. Shqipëria u pozicionua në grupin K dhe do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

    Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një prononcim të shkurtër për fshf.org deklaroi pas shortit se grupi ku Shqipëria bën pjesë është shumë i vështirë dhe se skuadra duhet të përgatitet dhe të punojë shumë gjatë fushatës kualifikuese.

    “Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Europianit dhe Ligës së Kombeve.

    Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë” – tha Presidenti Duka në prononcimin e tij për fshf.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark