Duka: Me FFK-në i kemi raportet vëllazërore - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Duka: Me FFK-në i kemi raportet vëllazërore

    Insajderi
    12 March 2025 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka siguron se institucioni që ai e drejton ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me të gjitha Federatat e Futbollit në Evropë.

    Por, diçka më speciale sigurisht se janë raportet me Federatën e Futbollit të Kosovës duke e pasur parasysh se bëhet fjalë për bashkëkombës, shkruan “Gazeta Express”.

    Në ditët e fundit pati akuza nga menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala në drejtim të FSHF-së, por edhe nga selektori i Kosovës U-21, Afrim Tovërlani, pas vendimit të futbollistit Etnik Brruti që ta lë Kosovën U-21 për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare.

    Mirëpo, kreu i futbollit shqiptar siguron se s’ka kurrfarë krisjeje me FFK-në, duke insistuar se raportet mbesin të ngushta dhe te veçanta, në krahasim me raportet Federatat tjera evropiane.

    “Marrëdhënia me FFK? Kam marrëdhënie të mira me të gjitha federatat e Evropës, kurse me Federatën e Kosovës kam marrëdhënie vëllazërore”, deklaroi Duka në “Nazarko Podcast”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark