×
  • Lajme
  • Lajme

    “Duke keqpërdorur detyrën, për katër muaj fitoi 95 mijë euro”, kjo është punëtorja e “Besa Security” që po dyshohet për keqpërdorim

    Insajderi
    28 September 2024 - 21:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përfaqësuesi i kompanisë “Besa Security” ka denoncuar në Polici një punëtore për përfitim të jashtëligjshëm të një shume të majme parash.

    Si rezultat, e dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar gjatë ditës së sotme në Polici dhe ndaj saj tashmë është lëshuar urdhër për ndalim për 48 orë.

    Sipas Sinjalit e dyshuara është Besa Ademin,rreth 46-vjeçare.

    Bazuar në informacionet e para, punëtorja e kompanisë dyshohet se duke shfrytëzuar dhe keqpërdorur detyrën e saj, ka arritur që për rreth 4 muaj të përfitojë hiç më pak se rreth 95 mijë euro.

    Punëtorja e kompanisë “Besa Security” është intervistuar nga hetuesit policorë nën dyshimet për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark