×
  • Lajme
  • Lajme

    Duke shpërndarë tufa parash tek të tjerët, publikohen disa foto të Nuredin Dumanit në fillimet e tij si kriminel

    Insajderi
    27 October 2024 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nuredin Dumani, i akuzuar për një seri vrasjesh, një pjesë të të cilave i ka rrëfyer pas arrestimit, duke u kthyer në një bashkëpunëtor i drejtësisë, është konsideruar si një nga personazhet më të frikshëm të krimit në vitet e fundit.

    Por si ka qenë Nuredin Dumani më shumë se 1 dekadë më parë?

    Gazetari Flamur Vezaj, ka publikuar në rrjet një seri fotosh, ndërsa ato i shoqëron me një postim, ku tregon se çfarë ndodhte me Dumanin në fillimin e “karrierës” së tij kriminale.

    Vezaj shkruan se fotot e publikuara i përkasin kohës kur Nuredin Dumani ishte 23-vjeç, pra 14 vite më parë.

    “Siç duket në këto foto, ai është 23-vjeç dhe duket i lumtur me tetë tufat e parave, të siguruara ndoshta nga ndonjë “kotec” i vjedhur!

    Në atë kohë, në kartelën e policisë, Dumani njihej si një grabitës pulash, i ndonjë shtëpie fshati ku kishte të moshuar, apo shtëpi të ndonjë tregtari, biznesi ose kambisti të zonës!

    Ende nuk kishte filluar “karrierën” si vrasës, pasi në atë kohë ishte thjesht një “çerr” i Talo Çelës nga Sinaballaj e Rrogozhinës”, shkruan Vezaj.

    Në, sqarimin që bën për fotot, Vezaj shkruan se në foton nr. 1, përveç fotografimit të vetes, ai është kujdesur të shkrepë aparatin edhe në momentin e ndarjes së fitimit me të tjerët.

    Në foton e mëposhtme, Nuredin Dumani, duket se ndan tufën e parave me vëllanë e tij, Dashnor Dumani, tashmë i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë të ndodhur në 2018 në Bradashesh të Elbasanit.

    Në një tjetër moment, Nuredin Dumani shfaqet duke dorovitur një person tjetër, që duket se është “punëtor” i tij në planet kriminale.

    Gazetari sqaron se këto foto janë shkrepur më 22 shtator 2010, mes orës 18:21 dhe 18:22 minuta, siç duket brenda ambienteve të një shtëpie modeste, ndryshe nga kushtet që sot vrasësi i 12 personave dhe bashkëpunëtori i drejtësisë ka brenda ambienteve të qelisë!

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark